Në orët e mesditës së sotme (e premte) njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë konfiskuar armë zjarri.
Në njoftimin për media thuhet se konfiskimi i armës është realizuar pasi njësitet policore gjatë patrullimit kanë dëgjuar të shtëna me ç ‘rast janë ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat.
“Në vendin e ngjarjes në një aheng familjar, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pistoletë, dy (2) fishek) dhe tre (3) gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari m/k/Sh, 36 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’ mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës” dhe “përdorim i armës’’.
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës
Dënimi me 15 vjet i kosovarit në Beograd, Syla: Serbia po te...
Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë nga “Pandemic Fund”
Specialja publikon edhe qesen me mbeturina në të cilën Kilaj...
Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim n...