Në fshatin Botush të Gjakovës, njësiti policor ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar. Gjatë kontrollit është vërejtur se ne veturë kishte produkte te mishit ne vlerë mbi 600 euro.
“I dyshuari nuk kishte fletë-ngarkesa për mallin e ngarkuar posedonte vetëm dokumentet e firmës”, thuhet në raportin policorë.
Lidhur me rastin janë njoftuar inspektoret e ATK-së të cilët kanë ndërmarrë veprimet ligjore. Me urdhër te prokurorit mishi është konfiskuar deri ne verifikim, dhe rasti shkon ne procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar për “ prodhim i mishit me prejardhje të dyshimtë”.
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...