Mbi 2 kg drogë të llojit marihuanë ka gjetur dhe konfiskuar policia dje në Malishevë.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës, shkruan arbresh.info
Tek tre persona të dyshuar meshkuj është gjetur sasia e dyshuar për substancë narkotike të llojit marihuanë.
Si prova materiale janë konfiskuar edhe 3 telefonë, një elektroshok dhe një veturë.
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE /Rr. Imer Krasniqi, Malishevë 09.04.2022-19:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën në të cilën gjendeshin ata janë gjetur dhe konfiskuar 2,36 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe 3 telefon dhe një elektroshok dhe një veturë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raport. /arbresh.info/
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...
Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos akuzohet se ka...
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali