Policia e Kosovës ka konfiskuar gjashtë motoçikleta në Prishtinë.
Përmes një njoftimi për media, policia bëri të ditur se ka shqiptuar gjoba.
Prej tyre, tri u shqiptuan për shkak të mungesës së leje drejtimit të vlefshëm, ndërsa të tjerat për shkak të kualifikimeve të kategorisë joadekuate.
Gjithashtu policia njofton se janë konfiskuar edhe disa leje drejtimi automjetesh për kundërvajtje të caktuara.
Sipas policisë operacione të tilla janë pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të parandaluar shkeljet e trafikut, për të siguruar përputhjen me ligjet e sigurisë rrugore dhe në fund të fundit për të mbrojtur mirëqenien e të gjithë përdoruesve të rrugës.
“Duke hequr nga qarkullimi mjete motorike si këto dhe të ngjashme, ne synojmë të reduktojmë rrezikun e aksidenteve dhe të promovojmë praktika të përgjegjshme drejtimi në të gjithë komunitetin tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, policia shton se janë të përkushtuar për ruajtjen e standardeve të larta të sigurisë rrugore, andaj operacione si këto nënvizojnë përkushtimin tonë për zbatimin e ligjeve të trafikut dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë./Arbresh.info/


Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri