Njësitet Policore në 24 orët e fundit kanë konfiskuar dy armë në Mitrovicë dhe Vushtrri.
Ndërsa në këtë rast janë arrestuar dy person.
“Një armë e llojit pistoletë është konfiskuar në fshatin “Stan Terg” të Mitrovicës, ku gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy karikator, pesë gëzhoja dhe 38 fishek”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një tjetër pistoletë është konfsikuar në qytetin e Vushtrrisë që dyshet se në natën e ndërrimit të mot moteve i dyshuari ka shtënë.
“Ndërsa një armë tjetër e llojit pistoletë është konfiskuar në Vushtrri, pasi gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur pistoleta, për të cilën dyshohet se i dyshuari me datën 31 dhjetor 2022, në ndërrimin e mot moteve ka shtënë me armë”, thuhet tutje në njoftim.
Dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’./arbresh.info/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s