Policia e Kosovës ka konfiskuar disa armë në fshatin Cërrnicë të Gjilanit.
Konfisikimi i tyre u bë pas bastisjeve në tri lokacione, pasi dyshohet se gjatë festave të fundvitit kishin shtënë me armë zjarri, shkruan Arbresh.info.
“Më 04.01.2025 njësiti i hetimeve ka kryer bastisje në tri lokacione nën dyshimin se gjatë festës së fund vitit kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata të llojeve të ndryshme, një pistoletë, 262 fishekë të kalibrave të ndryshëm, leje armësh dhe gjashtë karikatorë”, bëhet e ditur në njoftim.
Gjithashtu, thuhet se tre persona te dyshuar janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...