Konfiskohen 4.44 gram marihuanë, arrestohen tre të dyshuar

09:33 | 9 Shkurt 2021

Në  Gjakovë me datën 08.02.2021 në ora 01:05, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë.

Gjatë kontrollit në veturë tek ulësja e pasagjerit janë  gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 4.44 gram, shkruan Arbresh.info.

Po ashtu është bërë bastisje edhe në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit dhe janë gjetur rreth 30 gram substancë e dyshuar marihuanë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, njëri prej të dyshuarve ndalohet për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara