Patrulla Policore në fshatin Bistrica-Leposaviq ka ndaluar një kamion me ngarkesë prej 11 metra kub dru për djegie, njofton Policia e Kosoves.
Sipas Policisë, shoferi i kamionit ishte një person nga Kosova që po tentonte përmes rrugës alternative të kaloj në Serbi.
Kamioni me ngarkesën është dërguar në stacionin policor dhe është njoftuar Agjencioni i Pylltarisë për konfiskimin e masës së druve.
Ndërsa rasti po procedohet në procedure të rregullt.
“Fsh. Bistrica-Leposaviq, 03.06.2022-09:55. Patrulla policore ka ndaluar një kamion me ngarkesë prej 11 metra kub dru për djegie të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, i cili nga Kosova kishte tentuar që nëpërmes rrugëve alternative të kalojë në Serbi. Kamioni me ngarkesën është dërguar në stacionin policor si dhe është njoftuar Agjencioni i Pylltarisë për konfiskimin e masës së druve. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedure të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës/arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...