Është gjetur pa shenja jete në një banesë në Prishtinë vëllai i reperit Unikkatil, Mentor Palokaj
Vdekjen e Palokajt e konfirmoi miku i tij, Sadik Gjokaj, njëherazi anëtar i grupit TBA, i cili thotë se është i tronditur nga ky lajm.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha Ahmeti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Gjendet pa shenja jete 42-vjeçari në një banesë në Prishtinë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic