Fillon sot në Prishtinë konferenca rajonale treditore “Ndërlidhja me rrjete dhe qasja krahasuese në arsimin policor”, organizuar nga Policia e Kosovës, Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Në konferencë do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, drejtori i përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger dhe zëvendës-udhëheqësja e Misionit të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christina Gehlsen.
Siç njoftuan organizatorët, në konferencë do të ketë diskutime mbi tema të ndryshme për sfidat globale dhe evropiane të sigurisë, si dhe për çështje që lidhen me reformat bashkëkohore policore dhe krahasimin e nivelit arsimor pas-diplomik të policisë.
Konferenca do të mbahet në hotel, “Swiss Diamond” në Prishtinë dhe hapet në ora 09:30.
Aksioni i Policisë në Zubin Potok, Elshani jep detaje
Bastisje në tri lokacione të lojërave të fatit në Zubin Poto...
IKSHPK: Monitorimi vazhdon, probleme me ujin në disa zona në...
Bislimi: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe aut...
“Ja ha zemrën”, thotë Elijona për Klodin
Arrestohet personi që shtyeu djegien e Gate Club