Konferenca “Një komunitet pa varësi”, Kurti: Jemi të përkushtuar në zbatimin e strategjisë kundër drogave

10:53 | 10 Shtator 2025
E.H

Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në partneritet me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, Trust Circle Foundation dhe organizatën “Labyrinth”, ka organizuar sot Konferencën Nacionale me moton “Një komunitet pa varësi”.

Në këtë konferencë po marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci, si dhe përfaqësues të koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve dhe organizatave të tjera joqeveritare.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se lufta kundër varësive është një betejë e përbashkët për të ardhmen e fëmijëve dhe për një shoqëri të lirë.

“Jemi mbledhur sot për një betejë të përbashkët të ardhmen e fëmijëve. Jemi këtu bashkë se po angazhohemi për një shoqëri të lirë. Qeveria e ka të çartë se lufta kundër varësisë kërkon qasje gjithëpërfshirëse. Jemi të përkushtuar në zbatimin e strategjisë kundër drogave. Po investohet në programet edukative dhe parandaluese. Kosova synon të ndërtoj një shoqëri të sigurt dhe të shëndetshme. Sot bëjmë thirrje për një front të bashkuar kundër varësisë. Uroj që bashkëpunimi i mirë të vazhdoj të jetë i frytshëm për të gjithë fëmijët pa dallim”, deklaroi Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale