Nga data 18-20 shkurt 2022, Konferenca e 58-të e Sigurisë në Mynih do të jetë sërish qendra e diplomacisë ndërkombëtare.
Sipas agjendës, konferenca do të hapet me fjalën përshëndetëse nga Kryetari i Konferencës, Wolfgang Ischinger, shkruan arbresh.info.
Më 20 shkurt është paraparë tryezë e rrumbullakët “Vrimë në zemrën e Evropës? Kthehemi në Ballkan”.
Deklarata të hapjes, “Kthimi i valës: Bashkëpunimi Ndërkombëtar në një kohë krizash në rritje”, do të ketë nga Isichinger dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres.
Në diskutimin “Të mos mësosh pafuqinë: Përballimi i Sfidave Globale”, do të jetë i pranshëm edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Në një nga panelet sipas agjendës do të jetë edhe John Kerry, i dërguari special presidencial i ShBA-së për klimën, Bill Gates po ashtu. Aty do të jenë edhe Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kancelari gjerman Olaf Scholz, zëvendëspresidentja amerikane Kamala D. Harris, kryeministri britanik Boris Johnson, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Nënkryetar i Komisionit dhe Përfaqësues i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë I Bashkimi Evropian Josep Borrell Fontelles. /arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...