Ka pak ditë që është publikuar, por kënga me titullin “Gabelica ime”, e kënduar nga Kastriot Grajqevci, nuk është pritur mirë nga komuniteti rom.
Termi “Gabelica” i ka ofenduar rëndë pjesëtarët e këtij komuniteti, raporton KTV.
Sipas tyre, ky është term pezhorativ dhe ofendon rëndë gratë rome.
Emrah Cermjani nga Organizata Joqeveritare, “Roma in Action”, ka thënë se duhet të largohen shprehjet e termat fyes.
Sipas Cermjanit, aty ka edhe shprehje të tjera fyese si “Cergarë” që i bie endacak.
Edhe muzikantët kanë kritikuar gjuhën e përdorur, duke thënë se fjalët fyese nuk kanë vend në art e këngë.
Kënga origjinale është kënduar në vitin 1995 nga Grupi Ilirët, ndërkaq sipas përpunuesit të saj, tani, ajo s’ka qëllim të fyejë askënd.
Për ta ndaluar këtë këngë tashmë ka nisur edhe një peticion në rrjetet sociale.
Kosova gjithashtu, ka Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi në bazë të kombësisë, racës, etnisë apo ngjyrës.
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...