Komunitetet në Kosovë kërkojnë të përfshihen më shumë në dokumente zyrtare, universitete, e edhe të iu shtohet numri i të punësuarve nëpër ministri.
Këto u diskutuan sot në mbledhjen e rregullt të Këshillit Konsultativ për Komunitete. Në mbledhje para anëtarëve të Këshillit raportuan katër kryesuesit e grupeve punuese të cilët në raportet e tyre i njoftuan anëtarët për aktivitetet e zhvilluara në kuadër të grupeve të tyre punuese ndërmjet dy mbledhjeve të Këshillit.
Këshilli shqyrtoi dhe miratoi rekomandimin e propozuar nga Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve. Rekomandimi i dërgohet Ministrisë për Punë të Brendshme dhe adreson mungesën e lëshimit të dokumenteve nga Zyrat e Gjendjes Civile, në komunat në të cilat gjuha turke dhe boshnjake janë gjuhë zyrtare sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
Në mbledhjen e stome të këshillit Konsultativ për Komunitete u diskutua edhe për numrin e pjesëtarëve të komuniteteve në ministri.
Sipas grupit punues për mirëqenie sociale, në disa ministri qëndron mirë numri i të punësuarve për minoritete, e në disa ka fare pak të punësuar. Ata thanë se planifikojnë të dërgojnë disa rekomandime në ministritë ku nuk ka pjesëtarë të komuniteteve të punësuar.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme të Këshillit, anëtarët shqyrtuan dhe miratuan raportin vjetor të punës për vitin 2014
Ndër të tjera, grupi punues i komunitetit turk shprehu pakënaqësinë e tyre, për siç thanë ata, ekzistojnë probleme në financimin e projekteve kulturore për komunitetin turk./aarbresh.info/
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...