Institucionet qendrore dhe lokale janë përqendruar me të gjitha kapacitetet në luftën kundër përhapjes së Coronavirusit.
Sazan Ibrahimi, drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka treguar se të gjitha projektet të cilat nuk mund të implementohet pas kalimit të pandemisë, do të barten në vitin e ardhshëm.
Por sipas tij, prioritet për kohën e tanishme është parandalimi i Coronavirusit dhe të gjitha energjitë nga kryetarët e komunave dhe nga departamentet komunale janë fokusuar në parandalimin e pandemisë.
“Prioritet mbi prioritete për kohën e tanishme është parandalimi i Covid-19 dhe të gjitha energjitë nga kryetarët e komunave dhe nga departamentet komunale nga shtabet emergjente janë të drejtuara në luftimin e parandalimit të Covid-19”, tha ai në një intervistë për Ekonomia Online.
“….komunat kanë mundësi të rishqyrtojnë buxhetet e tyre komunale dhe pastaj të shikojnë në bazë të nevojave edhe t’i ridefinojnë prioritetet e tyre gjatë vitit 2020 apo të shohin që disa projekte që nuk mund të implimentohen gjatë këtij vitit të bartin në vitin e ardhshëm”.
Ibrahimi ka komentuar edhe Pakon Fiskale Emergjente ku ka thënë se 10 milionë do të shkojnë në përkrahje për komunat e Kosovës, raporton EO.
“Deri më tani niveli lokal të gjitha komunat i marrin mjetet nga buxheti i Kosovës dhe në bazë të formulave që janë në ligjin mbi financat lokale është granti i përgjithshëm, granti për arsim dhe granti për shëndetësi”.
“Tani për tani e gjithë lufta është duke u bërë në luftën kundër Covid-19, është edhe pakoja fiskale që është aprovuar nga Qeveria, ku në ato pako 10 milionë do të shkojnë si përkrahje, që përveç buxheteve komunale do t’i shkojnë edhe komunave të Kosovës”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...