Qeveria e Kosovës ka dërguar Projekt Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike tek Komunat e Kosovës për të shqyrtuar dhe dhënë komentet dhe rekomandimet nga prizmi i pushtetit lokal.
Edhe pse afati standard për paraqitjen e komenteve është 15 ditor, është aprovuar përdorimi i procedurës emergjente dhe trajtimi urgjent i Projektligjit Për Rimëkëmbjen Ekonomike – Covid-19 dhe afati i konsultimit paraprak dhe publik shkurtohet në pesë (5) ditë.
Kryetarët e Komunave, Drejtorët Komunalë por edhe zyrtarët tjerë përmes strukturave të Asociacionit të Komunave të Kosovës do të japin propozimet dhe komentet e pushtetit lokal në këtë dokument me rëndësi për rimëkëmbjen ekonomike në vend./arbresh.info/
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...