Gati gjysma e premtimeve të kryetarëve të komunave mbetën për t’u realizuar në muajt e fundit para zgjedhjeve.
Nga më shumë se 900 zotime u dhanë, vetëm 411 prej tyre u realizuan deri në janar të këtij viti.
Sipas Institutit GAP, që monitoron nivelin lokal, projektet kanë nisur të intensifikohen kur është duke u afruar 17 tetori.
Bekim Salihu, tha se po vërehet dinamikë më e madhe e punës e po ashtu edhe qasje më aktive në rrjete sociale.
Ndërkohë që edhe shpenzimi i buxhetit është më i theksuar në këtë periudhë, veçse ndryshimi është se nuk mund të hapin konkurse, gjë që e bënin në të kaluarën.
Por ndryshe nga GAP thonë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, sipas të cilëve projektet parashihen me buxhet shumë më herët, teksa një numër i madh i punëve janë bartur nga viti i kaluar në pamundësi të kryhen si shkak i pandemisë.
Sazan Ibrahimi nga AKK, tha se ndër të tjera komunat kanë pasur edhe telashe me prokurimin, por puna e shtuar nuk ka të bëjë me faktin që jemi në vit zgjedhor.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen