Asociacioni i Komunave kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit të filloj shpërndarjen e teksteve mësimore në shkollat e të gjitha Komunave të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, AKK-ja ka kërkuar që ky proces të filloj sa më parë, për shkak që sipas tyre, kjo vonesë mund të shkaktojë probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor, shkruan Arbresh.info.
“Viti i ri shkollor për çdo vit nis dhe është i planifikuar të nis në të njëjtën datë. Së këndejmi vonesat e tilla në shpërndarjen me kohë të teksteve mësimore janë të pakuptimta por edhe të papranueshme. Asnjë justifikim në këtë vonesë nuk i intereson askujt, e më së paku nxënësve dhe arsimtarëve tanë”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Ndryshe sot ministrija e kësaj komune, Arbërie Nagavci ka folur në një konferencë për media, e cila ka bërë thirrje të gjithë Komunave të Kosovës që të paraqiten për nevojat të ndërtimit të çerdheve./Arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë