
Komuna e Prishtines, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.
Kryetarët e komunave përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) kërkojnë ndryshimin e masave rreth ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private.
Ata po kundërshtojnë vendimin e Qeverisë që gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00 të kufizohet lëvizja.
“Mirëpo, AKK në konsultim me kryetarë të komunave vlerëson se jashtë këtij orari, sidomos prej orës 16.00-20.00 po ka turma të njerëzve që dalin për t’u furnizuar apo kryer obligime tjera dhe kjo po vlerësohet si mundësi potenciale për përhapjen e virusit”.
Duke marrë parasysh se epidemiologët kosovarë po bëjnë thirrje që qytetarët e Kosovës të qëndrojnë në shtëpi, e sidomos në javët në vijim, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që ky vendim të rishqyrtohet dhe kjo masë të pezullohet dhe të zëvendësohet me ndalim qarkullimi prej orës 18:00-06:00.
“Kërkesa jonë besojmë se do të jetë masë shtesë e drejtpërdrejtë në parandalimin e COVID-19. Në anën tjetër të gjitha strukturat e komunave dhe Shtabet Komunale për Emergjencë janë duke e kryer detyrat me përgjegjësinë më të madhe të mundshme”.
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitjet e ushtrisë me helikop...