Sot, Drejtoria e Arsimit e Komuna e Prishtinës, filloi me shpërndarjen e qumështit së bashku me kiflet, si shujtë ditore e kompletuar për nxënësit e shkollave fillore të kryeqytetit, nga klasa e I-rë deri te klasa e V-të.
Drejtuesja e Kabinetit të kryetarit, Fitore Pacolli, së bashku me Drejtoreshën e Arsimit, Arbërie Nagavci simbolikisht e filluan procesin e shpërndarjes së pakove të qumështit në shkollën fillore “Dardania”.
Me këtë rast, Fitore Pacolli tha se, edhe një premtim i dhënë i Shpend Ahmetit dhe qeverisjes komunale në Prishtinë u realizua. Ajo shpjegoi se shpenzimet për pagesën e qumështit për nxënësit janë siguruar nga kursimet e buxhetit komunal.
Ndërkaq, Drejtoresha Arbërie Nagavci tha se në kuadër të përpjekjeve të Komunës së Prishtinës për kujdesin ndaj nxënësve dhe për realizimin e barazisë sociale, sot po fillohet me shpërndarjen e qumështit për rreth 20 mijë nxënës, . Ajo tha se synimi është që asnjë fëmijë të mos jetë i uritur dhe rrjedhimisht i pakoncentruar gjatë mësimit dhe kësaj po ja dalim./arbresh.info
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028
Presidenca: Gjykata nuk ka konstatuar shkelje të Kushtetutës...