Komuna që udhëhiqet nga Mimoza Kusari shpenzon 20 mijë euro për shërbime telefonike (DOKUMENT)

15:29 | 23 Mars 2017

Mimoza Kusari- Lila ka shpenzuar një shumë të konsiderueshme të buxhetit të komunës që ajo udhëheq në shërbime të telefonisë, në përfundim të mandatit 4 vjeçar si e para e Gjakovës.

Bëhet fjalë për hiq më pak se 20 mijë e 712 euro që Komuna e Gjakovës i ka ndarë për shërbime telefonike për një tender, ndërkohë që numri i Operatorëve Ekonomik që kanë konkurruar janë dy, raporton Arbresh.info.

E fitues i këtij tenderi është operatori slloven “ IPKO”.

Në dokumentin që ka Arbresh.info thuhet së shërbimet do të përfshijnë thirrjet falas brenda grupit që janë 331 numra.

“Shërbimet telefonike mobile që përfshijnë thirrjet brenda grupit ku janë 331 numra në rreth. Shërbimi do të ofrohet në formatin Postpaid dhe Prepaid”, thuhet në kontratën e nënshkruar në mes Komunës dhe Operatorit fitues “Ipko”.

Për këto shërbime, komuna e Gjakovës ka paraparë 45 mijë euro, por që Operatori Ekonomik që e ka fituar tenderin, ka dhënë çmim prej 21 mijë euro.

Po ashtu përmbyllja e kontratës publike kornizë është bërë me një operator, ndërsa kohëzgjatja e marrëveshjes së kësaj kontrate është 24 muaj.

Kryetarja e grupit të AAK-së në Gjakovë, Saranda Hyseni thotë se në këto shërbime janë të kyçur çdo anëtar i Kuvendit dhe administratës përveç anëtarëve të asamblesë.

Sipas saj, shpenzimi i kësaj shume për telefoni, kur ka avancuar teknologjia, është e papranueshme.

“Çdo anëtar i Kuvendit dhe administrate krejt, përpos anëtarëve të asamblesë janë të kyçur në këtë në telefonin falas edhe duke pasur parasysh se sot jemi në kohën e digjitalizimit si emailat dhe viberi edhe të jenë gjitha këto shpenzime kjo sinqerisht  është enorme dhe është diçka e papranueshme” , tha Hyseni për Arbresh.info.

Ajo më tej shtoi për këtë kryetare ka pasur gjithmonë ankesa të mëdha për shpenzime.

“Po nga kjo kryetare ka pasur gjithmonë ankesa aq të mëdha për të tjerët edhe kjo thjesht po tregon se cila është metoda e të jetuarit të kryetares edhe qeverisjes, përpos luksit dhe asgjë tjetër dhe nëse sinqerisht i shikon krejt shërbimet apo edhe shpenzushmërinë e Kuvendit kjo i kalon të gjitha pëlqimet që dikur kryetarja i ka bërë për zvogëlim të shpenzushmërisë”, tha Hyseni./Arbresh.info/

17499937_1442475085765103_1059725825_o-1

17500012_1442475075765104_1029232424_o

17474362_1442475079098437_1374411962_o

17410322_1442475072431771_362242439_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara