Në fshatin Kosavë të Opojës/ Dragash fshatarët kanë marrë lopatat dhe kanë hapur rrugën e fshatit.
Kjo ka ndodhur si pasojë e mospastrimit të rrugëve në mënyrë efektive nga kompania kompetente e angazhuar ana e autoriteve komunale. Banorët kanë thënë se po ndjehen të harruar nga autoritetet shtetërore.
Sefidin Mejzini i cili është edhe anëtar i Kuvendit Komunal në Dragash ka publikuar foto me bashkëfshatarët të cilët me lopata hapin rrugën disakilometërshe të fshatit Kosavë që lidhet me magjistralen Opojë -Dragash-Prizren.
Shembull i njëjtë po ndiqet edhe në disa fshatra të tjerë të zonës.
Ndërsa në fshatin më të madh të Opojës/Dragashit, Bresanë, për shkak të defektëve në ujësjellësin e instaluar muaj më pare, këto ditë banorët janë ankuar se kanë mbetur totalisht pa ujë, pavarësisht se nëpër fshat kalon lumi me përplot ujë.
Një shembull i tillë duhet të ndiqet nga të gjithë, gjë e cila ndodhë edhe në shtetet më të fuqishme ku banorët me vetëiniciativa lirojnë rrugët e tyre banuese.

Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...