Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka realizuar njërën nga shumë kërkesat e qytetarëve, atë të transportit të nxënësve të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.
Peci sot ka parë nga afër transportimin e nxënësve dhe udhëtoi me fëmijët nga fshati Lipë deri në fshatin Zhazhë, përcjell Arbresh.info.
“Komunat sigurojnë transportin e nxënësve nga fshatrat ku ata vijnë në zonat ku ndodhen shkollat dhe anasjelltas, sepse jo të gjithë nxënësit i kanë afër ambientet shkollore. Gjithashtu kjo kërkesë është e kamotshme sepse shumica e prindërve nuk kanë mundur të paguajnë mujoret e fëmijëve të tyre sepse janë me gjendje jo të mirë financiare”- ka thënë Peci.
Postimi i plotë:
Komuna e Zveçanit realizon kërkesat shumëvjeçare të qytetarëve
Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së Zveçanit.
Përveq projekteve tjera të nevojshme, ai së fundmi përmes procedurave të prokurimit ka realizuar projektin me titull: Transporti i nxënsëve të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët në komunën e Zveçanit.
Sot, Kryetari Peci pa nga afër bartjen/transportin e nxënësve dhe udhëtoi me fëmijë nga fshati Lipë deri në fshatin Zhazhë. Sipas tij ” komunat sigurojnë transportin e nxënësve nga fshatrat ku ata vijnë në zonat ku ndodhen shkollat dhe anasjelltas, sepse jo të gjithë nxënësit i kanë afër ambientet shkollore. Gjithashtu kjo kërkesë është e kamotshme sepse shumica e prindërve nuk kanë mundur të paguajnë mujoret e fëmijëve të tyre sepse janë me gjendje jo të mirë financiare”- u shpreh Kryetari Peci.
Vlenë të theksohet që projekti për transportin e nxënësve është projekt tre vjeçar./Arbresh.info
Jo vetëm Fati, edhe një tjetër yll i Barcelonës pritet të tr...
Sërish tërmet në Shqipëri
Tahiri: Nesër, mundësi e mirë për t’i hapur rrugë konstituim...
Zbulim i madh: Lini i Pogradecit, vendbanimi më i vjetër me ...
Ulen pak temperaturat maksimale
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qyteta...