Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci është takuar sot me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, me të cilin kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.
Përmes një postimi në Facebook, Peci tha se qëllim i këtij bashkëpunimi është ofrimi i shërbimeve nga ana e Komunës së Drenasit për nevojat e komunës së Zvecanit, përcjell Arbresh.info.
“Qellimi i bashkëpunimit është ofrimi i shërbimeve nga ana e komunës se Drenasit për nevojat e komunës së Zveçanit, si ofrimi i shërbimeve për sektorët Buxhet, Financa dhe Administratë të pergjithshme, Fushën e Prokurimit dhe Menaxhimin e Burimeve Njerëzore”, tha Peci.
“Me këtë rast, i shpreha mirënjohje të thellë për bashkëpunimin e ngushtë ndër komunal dhe përkrahjen e vazhdushme nga kryetari z.Lladrovci “, tha tutje Peci./Arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...