Ka kohë që në komunën e Vushtrrisë nuk janë të hapura marketet në ditën e fundit të javës.
Por në situatën pandemike nga koronavirusi, të gjitha dyqanet do të jenë të hapura kështu duke lehtësuar furnizimin e qytetarëve.
Komuna e Vushtrrisë vendosi që të dielën të punojnë vetëshërbimet me qëllim të lehtësimit të furnizimeve me gjëra ushqimore nga qytetarët.
Gjithashtu thuhet se nuk ka nevojë për panikë sepse marketet kanë mjaftueshëm furnizime për qytetarët.
“Të dielën lejohen të punojnë vetëshërbimet, supermarketet dhe dyqanet tjera ushqimore në Komunën e Vushtrrisë. Kjo me qëllim të lehtësimit për furnizim të qytetarëve. Furnizime në markete ka mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për panik. Vendimi është marr sot nga Shtabi Emergjent Covid-19 i Komunës së Vushtrrisë. Ky pezullim i rregullores për orarin e punës do të vlejë deri në kalimin e situatës pandemike Covid-19”, thuhet në njoftimin e komunës.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...