Në Komunën e Junikut, nesër do të rinisë procesi mësimor.
Komuna e udhëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur të bojkotojë grevën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Nëpërmjet një njoftimi, të publikuar në faqen e saj në Facebook, Komuna e Junikut ka bërë të ditur se të hënën do të fillojë gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat.
“Njoftojmë të gjithë qytetarët se nesër me datë 21. 01. 2019, e Hënë fillon gjysëmvjetori i dytë në të gjitha shkollat në Komunën së Junikut sipas orarit paraprak. Të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve ju urojmë sukese!”, thuhet në njoftim.
Vendimi i Komunës së Junikut për të rinisur mësimin vjen pavarësisht vendimit të SBASHK’ut për të vazhduar grevën, edhe pas ofertës së Qeverisë Haradinaj për të rritur pagat e mësimdhënësve për 20 milionë euro në vit.
Nëpërmjet një komunikate për media, SBASHK’u ka thënë se oferta e kryeministrit Ramush Haradinaj “nuk i plotëson kërkesat”.
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...