Komuna e Skenderajt përmes kësaj komunikate njofton opinionin publik lidhur me çkyqjen e energjisë elektrike nga ana e KEDS-it për dy të moshuarit nga fshati Prekaz i Skenderajt.
Pas marrjes së kësaj informate nga gruaja e Mursel Maliqit, për çkyqje të energjisë elektrike si pasojë e një borxhi prej 4.847,oo euro, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, përkatësisht drejtori, Ibush Hetemi, qiftit në fjalë( pensionist) u ka ofruar mundësinë e vendosjes së tyre në Shtëpinë e Personave të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Skenderaj (SHPMPF), mirëpo sipas deklaratës së zonjës Maliqi, bashkëshorti i saj nuk ka pranuar që të vendoset në këtë institucion.
Siç e dini, komuna si institucion lokal nuk menaxhon me energjinë elektrike dhe si rezultat i kësaj e ka të vështirë( për shkak të numrit të madh të këtyre rasteve) që të ndihmojë në rastë të tilla, që fatkeqësisht ka bukur shumë.
Duke marrë parasysh kompleksitetin e kësaj çështje do të duhej që niveli qendror të gjejë zgjidhje në këto raste kur pensionistët kanë borxhe të mëdha ndaj KEDS-it, në menyrë që mos t’iu nderprehet energjia elektrike.
Për me tepër, tani pas marrjes së informatës për problemet që ata kanë, si komunë do të angazhohemi maksimalisht në përkrahje të kësaj familje, për të siguruar kushte të favorshme të banimit në shtepinë e tyre./arbresh.info/
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...