Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me “Help Kosovo”, me qëllim të rritjes së punësimit dhe vetëpunësimit, zhvillimit ekonomik, përkrahjes së të rinjve për jetësimin e ideve të tyre inovative do të ndajnë grante për start- up dhe bizneset e vogla, në kuadër të projektit “Mbështetje e stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”. Ky projekt financohet nga Qeveria Gjermane dhe Komuna e Skenderajt ndërsa zbatohet nga organizata Help Kosovo.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e komunës së Skenderajt, kurse format për aplikim mund të merren gjatë takimeve informuese në komunën tuaj, në zyrën e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Ndërmarrësi Inovacion dhe Turizëm, apo të shkarkohen nëpërmjet ueb faqes në linkun: http://ëëë.help-kosovo.org.
Data e fundit për aplikim është 20 Mars 2020 e premte, ora 16:00, aplikimi fillon zyrtarisht pas mbajtjes së takimeve informuese.
Takimet informuese mbahen më 11.02.2020 dhe 18.02.2020 ora 11:00 në sallën e kuvendit komunal.
Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen në kohë me postë në adresën: Help Kosove, Fahu postar Nr: 23; 10.000 Prishtinë Republika e Kosovës.

Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë
Çmimet vazhdojnë të rriten: Sa kushton një litër naftë në Zv...
Dogana e Kosovës pjesë e projektit të organizuar nga Komisio...
Van Damme i pikëlluar me vdekjen e Chuck Norris: Pusho i qet...