Drejtori i Pronës në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj ka dorëzuar sot në Policinë e Kosovës kërkesën që të mundësoj që ushtruesi i detyrës Hajdar Hoxha, i emëruar nga Komuna e Prishtinës të mund të hyjë në objektin e Ndërmarrjes Publike Banesore.
Sipas këtij burimi kjo kërkesë e Dren Kukajt është duke u shqyrtuar në zyrën ligjore të Policisë së Kosovës, e pastaj do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm.
KALLXO.com e ka kontaktuar Dren Kukajn por i njëjti nuk ka pranuar të konfirmoj duke thënë se nuk e ka të sigurt informatën, ani pse ai vet e ka deponuar kërkesën në Policinë e Kosovës.
“Qetash s’mundem me të konfirmu asgjë, veç kontaktom nesër ose drejtohu zyrës për media të Komunës. Nuk e di saktë, veç nesër mundem më të lajmëru. Nuk e kam të sigurtë informatën”, tha Kukaj për KALLXO.com
Kjo ndërmarrje është bërë mollë sherri ndërmjet Vetëvendosjes dhe PSD-së në Komunën e Prishtinës.
Pas skadimit të mandatit të Nexhat Kryeziut si kryeshef ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Komuna e Prishtinës muaj më parë ka emëruar Hajdar Hoxhën në krye të Ndërmarrjes Publike Banesore, mirëpo ky i fundit po pengohet të hyjë në objekt nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Mirëpo Kryeziu po vazhdon të qëndroj në krye të kësaj ndërmarrje. Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje i cili është edhe aksionar NPB-së, Egzon Azemi para disa ditëve përmes një konference për media ka thënë se NPB po tenton të kapet nga miqtë e Shpend Ahmeti.
Javën e kaluar edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka dhënë një opinion ligjor, i cili është interpretuar ndryshe nga zyrtarët e PSD-së dhe ndryshe nga ata të VV-së.
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran