Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Niko Shupuli, Kryetar i Bashkisë Përmet në Republikën e Shqipërisë, sot kanë nënshkruar marrëveshje për binjakëzim dhe bashkëpunimi në mes të dy Komunave.
Nënshkrimi i marrëveshja është mbështetur në miqësinë e përhershme, vëllazërinë, përparimin dhe paqen midis shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe shtetit të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është thellimi, zgjerimi dhe forcimi i miqësisë, mirëkuptimi dhe të kuptuarit midis dy njësive të qeverisjes vendore, në bazë të një Miqësie Evropiane, bazë e së cilës është një mirëkuptim i bazuar në paqe, unitet, barazi, tolerancë dhe demokraci, duke dashur që nëpërmjet këtij rrugëtimi të krijohen kushte për kontakte të tjera në mes të qytetarëve në fushën e kulturës, arsimit, shëndetësisë, sportit, ekonomisë dhe turizmit.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kryetari Vehapi dhe Kryetari Niko Shupuli dhe delegacioni të cilin e kryeson ai, kanë vizituar “Podrumin e Vjetër” në qytetin e Rahovecit dhe më pas kanë vizituar edhe Shkollën e Mesme Profesionale “Selajdin Mullaabazi”, ku janë pritur nga drejtori i bodrumit dhe drejtori i shkollës.
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...