Në mesin e indikatorëve matës të transparencës dhe llogaridhënies komunale është edhe krijimi i një linje direkte pa pagesë për qytetarë.
Bazuar në këtë indikator, Komuna e Rahovecit ka formuar qendrën e thirrjeve pa pagesë për qytetar.
“Nga sot, qytetarët e interesuar mund të adresojnë shqetësimet, ankesat, pyetje apo edhe kërkesë për informatë tek zyrtarët komunal përmes këtij numri 0800 11 007 i cili është pa pagesë” thuhet në komunikatën e zyrës për informim të Komunës së Rahovecit.
Qendrën e thirrjeve do të jetë në dispozicion për qytetarë, çdo ditë pune nga e hëna deri të premten, nga ora 08:00 deri 16:00./arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...