Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se më 3 dhjetor do të bëhet testimi i radhës i alarmit publik.
Sipas një njoftimi për media nga ana e Komunës së Prishtinës, u tha se testimi do të bëhet në ora 12:05, dy herë nga 30 sekonda.
Për shkak se është vetëm testim, komuna kërkon që qytetarët të mos shqetësohen.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,
Ju njoftojmë se të shtunën, me datë 3 dhjetor, në orën 12:05, Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.
Lusim mediat e interesuara ta ndajnë njoftimin, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar paraprakisht për të evituar shqetësim e panikë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...