Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në kuadër të projektit për zgjerimin dhe rregullimin e hapësirave për parkim, ka planifikuar që në rrugën “Sylejman Vokshi”, në pjesën ku ndodhen garazhet, të bëhet rregullimi i këtyre hapësirave, me ç’rast parashihet edhe rrënimi i garazheve.
Kjo Komunë përmes një kumtese për media i ka bërë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të garazheve që posedojnë dokumente për pronësi dhe leje të ndërtimit, t’i prezantojnë ato në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, e cila ndodhet në lagjen “Arbëria”, Rr: Ahmet Krasniqi, objekti i ri i Komunës, kati i II-të./Arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...