Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shtatë ditë radhazi Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), do kryejë stërvitje në zonën e fshatrave Mramor dhe Badovc.
Sipas njoftimit, stërvitjet do të kryhen nga data 20 deri më 27 tetor, raporton Arbresh.info.
“Ju informojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), bazuar në planin e saj të stërvitjeve, do të realizojë stërvitje ushtarake gjatë datave 20 – 27 tetor 2025 në zonën e fshatrave: Mramor Badovc. Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në këto zona”, thuhet në njoftim.
Ky, sipas njoftimit, është një aktivitet i planifikuar në kuadër të stërvitjeve të rregullta të FSK-së, prandaj nuk ka vend për shqetësim./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...