Komuna e Prishtinës ka filluar Festivalin e Pranverës.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se ky festival do të mbahet me datat 2, 3 dhe 4 qershor në sheshin “Xhorxh Bush”.
“Ky festival është një mundësi e shkëlqyeshme për të takuar, komunikuar dhe festuar së bashku, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe argëtuese. Ambienti i këtij festivali është i pasur me kreativitet, me përformanca muzikore dhe artistike që do t’ju mahnitin. Në të njëjtën kohë, ka hapësira të dedikuara për rekreacion, ku mund të relaksoheni dhe të shijoni momentet tuaja të këndshme”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...
Alba qan me dënesë kur e kupton që Bia ka qenë në lidhje me ...