Komuna e Prishtinës ka ndarë 350 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë.Sipas njoftimit të komunës, trajtimi i qenve endacak do të ndahet në shtatë grupe ku do të përfshihen të gjitha lagjet e kryeqytetit dhe zonat rurale.
“Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate. Nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të ri ekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për procedurën e tenderit”, thuhet në njoftim.
Kuvendi Komunal të enjten e 5 majit ka hapur tender për këtë çështje.
Afati i fundit për pranim të tenderëve është 23 maji, 2022.Qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem permanent me të cilin përballet Prishtina, por edhe qytetet e tjera në Kosovë.
Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës të dërguara në adresë të Telegrafit, 41 qytetarë janë sulmuar nga qentë endacakë në Prishtinë dhe po aq kanë pësuar lëndime trupore, vetëm gjatë periudhës janar-mars 2022. Sipas këtyre të dhënave, gjatë vitit 2021 janë sulmuar gjithsej 89 qytetarë, ndërsa prej tyre 69 kanë marr lëndime.
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...