Komuna e Prishtinës nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Shoqatën “Down Syndrome Kosovë” dhe Shoqatën e Autizmit.
Në bazë të këtij memorandumi, komuna e Prishtinës do të angazhohet për: caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës për trajtimin e personave me sindromën Down dhe Autizëm, sigurimin e një pjese të mjeteve financiare për ndërtimin e Qendrës, e cila do të caktohet në Kontratën e bashkëfinancimit, ndërtimin e Qendrës me parimin “çelësat në dorë” në bazë të projektit për të cilin duhet të merret edhe pëlqimi i Shoqatave, prezantimin e shpenzimeve të bëra gjatë ndërtimit të qendrës tek Shoqatat.
Ndërkaq, shoqatat do të angazhohen që mjetet financiare të grumbulluara nga Shoqatat në emër të ndihmave për ndërtimin e Qendrës, të derdhen në llogari të Komunës së Prishtinës me destinim ekskluziv për ndërtimin e Qendrës së lartcekur; të gjitha marrëveshjet eventuale në mes të Shoqatave dhe Kompanive e të cilat janë në funksion të kryerjes së punëve në dobi të Qendrës do t’i prezantohen Komunës; shërbimet që ju kanë ofruar shoqatave për ndërtimin e qendrës do të jenë në dispozicion për ndërtimin e Qendrës, shërbime këto që do të ndikojnë në uljen e kostos së ndërtimit.
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...