Komuna e Prishtinës ka njoftuar se brenda kësaj jave do të rezervohen 10 vende për parkim të taxi-ve në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë.
Kjo pasiqë bulevardi “Xhorxh Bush” është mbyllur për shkak të Tregut “Akull n’Verë”, shkruan Arbresh.info.
“Të nderuar taksistë të cilët keni parkuar veturat në fillim të bulevardit “Xhorxh Bush”, Pasi është mbyllur ky bulevard për shkak të Tregut “Akull n’Verë”, brenda javës me vendim të Kryeqytetit do të rezervohen 10 vende për parkim të TAXI-ve, në shirit të veçantë përgjatë rrugës “Garibaldi” në Prishtinë.”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Sipas njoftimit, ky vendim do të jetë afatshkurtër deri në nisjen e zbatimit të rregullores së re.
Tutje, Komuna bën të ditur se pasi të përfundojë projekti i kësaj rruge për parking, do të bëhet thirrja për aplikim nga AUTO TAXI-t me leje për këto vende, sipas rregullores./Arbresh.info
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...