Me rastin e festës Fitër Bajramit, shitja e deleve, shpezëve dhe kafshëve të tjera, me 18 dhe 19 mars lejohen të shiten në Bernicë të Poshtme.
Kështu bën të ditur Komuna e Prishtinës teksa thekson se në këtë lokacion lejohet vetëm shitja e kafshëve, por jo therja apo prerja e tyre.
Njoftimi i plotë i Komunës së Prshtinës:
Të dashur qytetarë,
Kryeqyteti njofton të gjithë shitësit e deleve, shpezëve dhe kafshëve të tjera se më 18 dhe 19 mars 2026, me rastin e Festës së Bajramit, do të lejohet shitja e tyre vetëm në lokacionin e ri në fshatin Bernicë e Poshtme, në parkingun në rrugën “Vëllezërit Fazliu” (ish tregu i automjeteve).
Në këtë lokacion lejohet vetëm shitja e kafshëve, ndërsa nuk lejohet therja apo prerja e tyre në asnjë rrethanë.
Po ashtu, kërkohet nga të gjithë shitësit që gjatë qëndrimit dhe aktivitetit të tyre të kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit përreth, duke mos hedhur mbeturina apo mbetje të tjera.
Për mbarëvajtjen e aktivitetit do të kujdeset Inspektorati i Kryeqytetit, ndërsa ndaj të gjithë shitësve që hasen duke zhvilluar aktivitet jashtë këtij lokacioni do të ndërmerren masa ligjore sipas legjislacionit në fuqi./Arbresh.info
Rafuna: CEFTA është zhvilluar në një shtyllë kyçe të bashkëp...
Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën që shpall Iranin shte...
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok