Komuna e Prishtinës sot do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore për ndalimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”.
Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në ora 18:30, shkruan Arbresh.info.
Inspektorati i trashëgimisë kulturore ka ndaluar punimet që nisën të hënën në sheshin “Xhorxh Bush” të kryeqytetit.
Sipas një fotografie të publikuar nga KOHA sot gjatë ditës, pllakatës së projektit i është vendosur njoftimi për ndalim të punimeve.
Të hënën në nisjen e punimeve doli edhe kryetari Përparim Rama.
Punimet për ndërtimin e këtij sheshi në Prishtinë parashiheshin të zgjasin një vit dhe do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.
Konsorciumi fitues i kontratës përbëhet nga kompani shqiptare dhe kosovare.
Tenderin 18 milionë eurosh për këtë projekt e kanë fituar kompanitë Salillari, Gjini Construction dhe Hidroterm.
Sipas të dhënave në dosjen e tenderit, afati për përfundim të punimeve për këtë projekt është minimum 360 ditë apo maksimum deri në 540 ditë.
Pas ndalimit të punimeve, tash komuna e Prishtinës duhet të çojë projektin në Institutin e Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve dhe të marrë miratim për projekt./Arbresh.info/
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...
Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...