Drejtori i Infrastrukturës, Hysen Durmishi tregoi para gazetarëve në konferencën e fundvitit se edhe pse vetëm 49 projekte infrastrukturore kanë qenë të parapara për këtë vit, Drejtoria e Infrastrukturës ka menaxhuar me plot 104 kontrata pune.
“Kjo e arsyeton cilësimin se viti 2015 është vit i infrastrukturës, që ishte bërë nga kryetari Shpend Ahmeti në fillim të vitit”, tha Durmishi.
Më tutje ai tha se nga këto projekte janë shtruar 135.3 kilometra rrugë, që përkthehet në sipërfaqe prej 446464.33 m2 asfalt. Përveç kësaj, 165624 m2 rrugë janë shtruar me kubëza betoni, 58268.5 m2 trotuare, si dhe 104.29 km kanalizim fekal e 12.42 km kanalizim atmosferik.
“Për të gjitha këto projekte janë shpenzuar gjithsej 13,330,316.44 euro, që është investimi më i madh i bërë në infrastrukturë në Komunën e Prishtinës që nga pas lufta e këndej”, tha Durmishi.
Sa për ilustrim ai e përmendi vitin 2013, i cili edhe pse ka qenë vit elektoral për qeverisjen e kaluar dhe Komuna ka pas buxhet të njëjtë, është shpenzuar vetëm 5 milionë në infrastrukturë.
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...