Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka dhënë në shfrytëzim pesë vetura zyrtare të Komunës së Mitrovicës për stacionit Policor në Mitrovicë, për të menaxhuar situatën e krijuar nga virusi COVID-19.
Këto automjete janë dhënë me qëllim të lehtësimit të punës, përcjelljen dhe monitorimin e gjendjes në teren të zyrtarëve policor, të cilët janë duke kryer punë të shkëlqyeshme për menaxhimin sa më të mirë të kësaj pandemie.
“Edhe njëherë shpreh mirënjohjen time dhe në emër të qytetarëve për punën tuaj të suksesshme që po bëni dhe për bashkëpunimin e ndërsjellët, të cilët në këto ditë të pandemisë po punojnë edhe me orare të zgjatura për të garantuar sigurinë e qytetarëve”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri./arbresh.info/

“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...
Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një ...
Një i burgosur gjendet i vdekur në qelinë e tij në Burgun e ...