Komuna e Mitrovicës ka mbetur pa rrymë që nga nata e mbrëmshme, kjo si pasojë e personave të papërgjegjshëm që e kanë këputur me qëllim kabllon kryesore të rrjetit elektrik të komunës.
Me këtë rast Komuna e Mitrovicës iu bën apel partive politike që të ruajnë qetësinë dhe të mos rebelohen në këtë shkallë, ku me qëllime të caktuara keqdashëse bëjnë veprime të tilla siç kanë këputur kabllon kryesore të komunës.
Po ashtu Komuna e Mitrovicës kërkon edhe nga qytetarët që të mos bien pre e këtyre grackave dhe provokimeve, dhe i bën thirrje organeve të Policisë së Kosovës dhe hetuesisë që të kryejnë punën e tyre me nder në përputhje me ligjet në fuqi.
Komuna e Mitrovicës si institucion lokal prioritet kryesor të saj e ka ofrimin e shërbimeve komunale për të gjithë qytetarët pa dallime politike apo etnike./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...