Pas marrjes së informacionit për një rast të prekur me COVID-19, Komuna e Malishevës, në bazë të rekomandimeve të institucioneve shtetërore, i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbikëqyrjen e situatës.
Siç njofton komuna, ka përfunduar edhe takimi i përbashkët në mes Këshillit Komunal për Menaxhimin e situatës me COVID-19, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren, QKMF-së dhe Policisë së Kosovës.
Janë bashkërenduar të gjitha aktivitetet lidhur me rastin, ku janë duke identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakte me pacientin, të cilët edhe janë duke u vetizoluar, si dhe në të gjitha hyrje-daljet e Komunës së Malishevës, bazuar në mesazhin e marrë nga kryeministri i vendit, janë duke u vendosur patrullat policore.
Zyrtarët e IRSHP-së, janë duke e trajtuar rastin dhe janë duke ju dhënë udhëzimet e nevojshme të gjithë atyre personave që kanë pasur kontakt me pacientin tashmë të diagnostifikuar me COVID-19.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen, por ti zbatojnë udhëzimet e dhëna nga ana e IKSHP-së dhe Qeverisë së vendit.
Të gjitha organet kompetente komunale, në bashkëpunim dhe në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHP-së, janë duke e menaxhuar situatën, prandaj nuk ka vend për panik, por ne të gjithë së bashku duhet t’iu përmbahemi udhëzimeve që janë duke u shfaqur në vazhdimësi në mjetet e informimit dhe rrjetet sociale.
Macron për dialogun me Rusinë: Bisedimet duan kohë, priorite...
“E paplotë dhe e mangët në mesazh”, LDK arsyetohet pse nuk v...
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...