Komuna e Malishevës dhe KFOR-i kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në një takim pune zëvendëskomandantin e rajonit perëndim të KFOR-it, kolonelin Besnik Fana.
Sipas njoftimit të kësaj komune, takimi u organizua për të formalizuar nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it, me fokus në programin “Për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm”.
Tutje në njoftim thuhet se ky program do të implementohet në bashkëpunim me Universitetet “Haxhi Zeka”, “Ukshin Hoti” dhe “Fehmi Agani”.
Kastrati shprehu mirënjohjen e tij dhe të komunës për bashkëpunimin e vazhdueshëm me KFOR-in, duke vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimet e përgjithshme në vend./rtk

Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media