Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka njoftuar se do të fillojnë të bëjnë pagesat për biletën e udhëtimit njëdrejtimësh të nxënësve për në shkollë.
Sipas Elezajt, ky projekt shumë i rëndësishëm do të ndikojë në uljen e shpenzimeve për nxënësit.
“Realizimi i këtij projekti është bërë si rezultat i kërkesave të shumta të qytetarëve dhe me qëllim që të krijohet një lehtësi financiare për prindërit, veçanërisht ata me kushte jo të mira financiare. Ky do të realizohet gjatë një periudhe tre vjeçare dhe ka një kosto prej 64 507 euro, të cilat do të paguhen nga buxheti komunal”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, Drejtoria e Arsimit njofton se përzgjedhja e linjave është bërë duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve, të cilat janë shqyrtuar nga një komision i veçantë për shqyrtim të kërkesave i themeluar nga Kuvendi Komunal – i cili ka qenë i përbërë edhe nga drejtorë të shkollave.
“Po ashtu, përzgjedhja e linjave është bërë duke u bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, që përcakton se komuna duhet të sigurojë udhëtimin falas për nxënësit e shkollave fillore që e kanë objektin shkollor në një distancë më larg se 4 kilometra./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Pagesat për udhëtimin e nxënësve do të bëhet për këto linja të udhëtimit:
– Relacioni Klinë
Klinafc – Klinë, Gjurgjevik i Vogël – Klinë
– Relacioni Zllakuqan
Kosh – Zllakuqan, Radulloc – Zllakuqan, Krushevë e Madhe – Zllakuqan
– Relacioni Shtupel
Lagja e Bajakës – Shtupel
– Relacioni Gremnik
Qupevë e Ulët – Gremnik, Qupevë e Lartë – Volljakë
– Relacioni Drenoc
Dugajevë – Drenoc, Poterq i Ulët – Drenoc
– Relacioni Gremnik
Qeskovë – Këpuz, Rastokë – Këpuz, Bokshiq – Grabanicë, Dollovë – Grabanicë
– Relacioni Ujmirë
Shtaricë – Ujmirë, Doberdol – Ujmirë.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit