Fermeri Gjon Musolli nga fshati Gurakoc i Istogut ka dhjetë vjet që e shfrytëzon tokën prej 30 hektarësh, e cila është në pronësi të Komunës.
Musolli thotë të ketë paguar Komunën 30 euro për një hektar, megjithatë nuk kaloi asnjëherë nëpër procedura për ta marrë në shfrytëzim, raporton KTV.
Njëjtë parcelën prej 20 hektarësh deri tash e ka shfrytëzuar edhe fermeri Sadush Kabashi.
Opozita e ka kritikuar Komunën që i ka anashkaluar deri këtë vit procedurat e nevojshme për dhënien në shfrytëzim të këtyre tokave.
Për më tepër, sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Komuna nuk është duke e bërë identifikimin e të gjitha pronave.
Por, Komuna thotë se brenda këtij viti, përmes një projekti, do t’i identifikojnë të gjitha pronat dhe pastaj do t’i nisë procedurat për shpalljen e ankandit publik.
Lidhur me shfrytëzimin e pronave komunale pa procedurat e nevojshme Komunës i ka dhënë vërejte edhe Auditori i Përgjithshëm.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...