Komuna e Gjilanit ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi për subvencionimin e projekteve me interes për publikun për qendrën e kujdesit ditor “Pema” në vlerë prej 4 mijë euro, njoftoi zyra komunale për informim.
Marrëveshjen e bashkëpunimit e ka nënshkruar sot kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ndërsa nënkryetari Rexhep Kadriu i ka pritur në takim përfaqësuesit e qendrës “Pema” dhe të organizatës One to One Children’s -Fund, shkruan kp.
Nënkryetari Kadriu ka thënë me këtë rast se Komuna e Gjilanit është e interesuar që t’u dalë në ndihmë të gjitha organizatave, e veçanërisht atyre që janë jetike në shërbim të qytetarëve.
Përfaqësuesja e organizatës “One to One Children’s- Fund, Liridona Zogaj, ka falënderuar Komunën për subvencionimin e qendrës, duke thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt qëndrueshmërisë së shërbimeve sociale të ofruara përmes “Pema”, qendër kjo e cila përkrahet edhe nga “One to One Children’s -Fund dhe BE.
Gjatë këtij viti komuna ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për subvencionimin edhe të shoqatës Handikos, të Shoqatës së të Verbërve dhe të Shurdhmemecëve.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...