Komuna e Gjakovës ka reaguar pas dëmtimit të hapësirës dhe përreth Shpellës Kusari.
Sipas reagimit në faqen zyrtare të komunës këto dëmtime janë bërë nga një shkollë e Komunës së Klinës gjatë ekskursionit, shkruan arbresh.info.
“Në këtë gjendje e kanë sjellur Shpellën e Kusarit dhe hapësirën përreth saj disa vandalistë nga një shkollë e Komunës së Klinës gjatë ekskurzionit! Investimet në hapësira publike dhe në këtë rast në këtë vend turistik, i’u dedikohen banorëve të komunës sonë dhe vizitorëve të saj. Të gjithë pa përjashtim kanë të drejtë ta vizitojnë pa asnjë obligim financiar”, thuhet në reagim.


“Por, kjo nuk i’a jep të drejtën askujt që ta katandisë këtë vend në këtë formë, veçanërisht për faktin që në këtë hapësirë është investuar deri në detaje në vitet e fundit nga Komuna e Gjakovës. Me këtë rast do të merren masa nga institucionet kompetente”, thuhet në reagimin e komunës së Gjakovës.
“Ju lutemi, ju lutemi dhe ju lutemi edhe një mijë herë të tjera që këshilloj akte të shëmtuara të mos na ndodhin më ‼️ Duajeni vendin tuaj‼️”, bëhet thirrje në reagim./arbresh.info/

Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...