Një model si të komunës së Prishtinës do ta ketë nga nesër edhe komuna e Gjakovës. Qytetarët e kësaj komune do ta kenë më të lehtë që të marrin shërbime nga sportelet e kësaj komune, pas aplikimit të sistemit elektronik të pritjes.
Këtë njoftim e ka dhënë vetë kryetarja e kësaj komune Mimoza Kusari – Lila, e cila në profilin e saj në rrjetin social facebook shkruan se ky sistem do të ofrojë lehtësi edhe për bashkatdhetarët.
“Qartësi, saktësi dhe transparencë në shërbim të qytetarëve të Komunës tonë. Përpjekje të veçanta për lehtësi në ofrimin e shërbimeve për bashkatdhetarët”, shkruan Kusari – Lila.
Ajo, po ashtu bënë me dije se zgjatja e orarit të punës për shërbyesit e gjendjes civile dhe rritja e numrit të tyre në funksion të bashkatdhetarëve, do të aplikohen edhe këtë vit.
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...